Vetëm dy raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 15:02
Vetëm dy raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar dy raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.056 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.996 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 612 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.645.

Në total numri i rasteve aktive është 363.

(Kosova Sot Online)