Policia shoqëron të dyshuarin për sulm fizik mbi profesoreshën Latifi

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 19:47
Policia shoqëron të dyshuarin për sulm fizik mbi profesoreshën Latifi

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, në Fakultetin e Mjekësisë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin duke njoftuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor, duke dhënë edhe disa detaje shtesë

“Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër)  , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosoës, Flora Ahmeti

Ajo tregon se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.

“Me rastin po merren njësitet përkatëse. Shtesë: Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar.”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)