Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra

  • E. /
  • 11 May 2022 - 15:29
Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar automjetin me targa vendore që drejtohet nga i dyshuari K.G.

“Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra

Më 10.05.2022 rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar). Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, kurse policia inicion rastin ‘kontrabanda me mallra’, rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)