Maliqi: Kosova mund të ishte bërë anëtare e KE shumë vjet më parë
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, aktivisti i shoqërisë civile Agon Maliqi thotë se Kosova mund të ishte bërë anëtare e Këshillit të Europës shumë vjet më parë.
Maliqi tha përmes një postimi në Twitter se aleatët kryesorë europianë mbase kanë dashur t’i akomodojnë kundërshtimet e Rusisë.
“Kosova mund të ishte bërë anëtare e Këshillit të Europës shumë vjet më parë (kishte mjaft vota njohëse). Por aleatët e saj kryesorë europianë ka të ngjarë të preferojnë (ndër të tjera) të akomodojnë kundërshtimet e Rusisë (tingëllon e njohur?). Test i ri i përkushtimit të tyre për shtetësinë e Kosovës”, shkoi ai.
(Kosova Sot Online)
