I dogjën makinën para banesës, ky është efektivi i policisë, dalin pamjet nga vendngjarja

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 10:01
I dogjën makinën para banesës, ky është efektivi i policisë, dalin pamjet nga vendngjarja

Ky është efektivi i policisë së Komisariatit të Shkodrës, makinae të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, pormakina është djegurpjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.

VIDEO/ Digjet makina e policit në Shkodër, ja momenti kur autori i vë flak…

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit Sokol Kroni, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)