Shkaktoi aksident me fatalitet dhe iku, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 10:14
Shkaktoi aksident me fatalitet dhe iku, Policia  e Kosovës  kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Naser Demirit nga Gjilani.

Sipas Policisë, ai ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe ka ikur.

Një kolonë e madhe me automjete ushtarake në Kroaci, ja për çfarë bëhet fj…

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192  (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)