'Sa të është gjallë Rrahman Jasharaj test me shkrim për mësimdhënësit nuk do të ketë'

  • E.K /
  • 14 maj 2022 - 13:28
'Sa të është gjallë Rrahman Jasharaj test me shkrim për mësimdhënësit nuk do të ketë'

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, sonte në “Argument Plus” deklaroi se sa të jetë gjallë ai, test me shkrim për mësimdhënësit, siç tha ai, të njohurive, nuk do të ketë.

“Sepse do të ishim rasti i dytë në krejt botën, Shqipëria e ka bërë dhe ka dështu.”, tha ai.

Kreu i SBAShK-ut u shpreh se ideja e parë për tekstin me shkrim për mësimdhënësit ka rrjedhur kur ministër ka qenë Arsim Bajrami.

“Në një kohë nervoze për shkak të përplasjeve me ne”, shtoi Jasharaj.

(Kosova Sot Online)