Pas Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë edhe Maqedonisë, kolona të gjata në kufi

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 16:52
Pas Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë edhe Maqedonisë, kolona të gjata në kufi

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë të veturave, të cilat po kalojnë në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Në disa pamje të publikuara shihen kolona të gjata të makinave duke pritur në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar në përditësimet e fundit ka treguar që pritjet më të gjata për hyrje janë 10 minuta, ndërsa daljet janë 5 minuta.

Kolona të gjata sot ka pasur edhe në kufirin me Shqipërinë.

Gjendjen në të gjitha pikat kufitare mund ta gjeni më poshtë:

(Kosova Sot Online)