Ambasadori amerikan nderon policët që vdiqën në krye të detyrës

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 13:38
Ambasadori amerikan nderon policët që vdiqën në krye të detyrës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka nderuar policët e Kosovës që kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur që Hovenier ka nderuar punën e policëve të Kosovës.

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tuaj”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Twitter.

Fotografitë tregojnë se ambasadori Hovenier është pritur nga Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

(Kosova Sot Online)