“Na ka ikur vajza”/ Panik në familjen në Tiranë, 19-vjeçarja zhduket pa gjurmë

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 10:57
“Na ka ikur vajza”/ Panik në familjen në Tiranë, 19-vjeçarja zhduket pa gjurmë

Një 19-vjeçare është nga larguar ditën e djeshme nga banesa e saj në Tiranë dhe nuk është kthyer më, duke vënë në panik familjen.

Ka qenë babai i saj i cili i është drejtuar policisë duke kallëzuar zhdukjen e saj e duke kërkuar ndihmë.

“Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)