PDK-ja i bën thirrje deputetëve të LVV-së të votojnë për tërheqjen nga Trusti

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 12:38
PDK-ja i bën thirrje deputetëve të LVV-së të votojnë për tërheqjen nga Trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë ka kërkuar nga komisioni për buxhet dhe financa që sa më shpejt të sjellin në Kryesinë e Kuvendin projektligjin për trustin.

Tahiri ka thënë se Komisioni do të duhej që sa më parë ta sjell këtë projektligj në Kryesi.

“Këtë të enjte nuk do ët diskutohet për Trustin por shpresoj se në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet sot një javë do ta shqyrtojmë këtë dhe në seancën e radhës ta shqyrtojmë në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t`u lejohet një % e tërheqjes së mjeteve të tyre’, ka thënë ai ndër të tjera.

Ai ka thënë se ky projektligjit duhet të votohet në Kuvend për shkak të rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë.

(Kosova Sot Online)