Kur ka kuptim vendosja e një afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi, sipas Richard Caplan

  • G.G /
  • 17 May 2022 - 13:25
Kur ka kuptim vendosja e një afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi, sipas Richard Caplan

Profesori i Universitetit të Oxfordit, Richard Caplan, në një intervistë për Gazetën Express ka folur edhe rreth asaj nëse duhet të vendoset një afat kohor për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi, meqë  palët ka kohë që po negociojnë dhe ende s’ka rezultat.

Caplan thotë se vendosja e një afati kohor do të kishte kuptim vetëm nëse ka një dënim për mos përmbushjen e tij.

Ai tutje ka thënë se s’shqetësohet që Perëndimi mund të humb interesimin për zgjidhjen e raporteve Kosovë-Serbi meqë pas zgjidhjen e një problem të tillë rajoni mbetet vrimë e zezë, por potencon se ajo që e shqetëson është që Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt një konflikti të ngrirë sikurse rasti i Qipros që vazhdon në pafundësi.

Gazeta Express: A mendoni se një afat kohor duhet të vendoset për marrëveshjen finale. Në opinionin tuaj në cilin vit mund të arrihet. Nëse nuk vendosen afate dhe nëse Kosova dhe Serbia vazhdojnë me status-quo, a ka rrezik që Perëndimi të humbë durimin dhe të braktisë procesin (duke mos e trajtuar me prioritet) dhe që regjioni të lëviz drejt një konflikti të ri, duke parë edhe trendin destabilizues në Bosnje?

Richard Caplan: Vendosje e një afati ka kuptim vetëm nëse ka një dënim për mos përmbushjen e tij. Dhe cili do të ishte dënimi në këtë rast? Perëndimi nuk mund të imponojë një marrëveshje për palët. Por nuk jam i shqetësuar që Perëndimi, veçanërisht BE-ja, do të humbasë interesin për këtë çështje. Pse? Sepse rajoni përndryshe do të mbetet një vrimë e zezë në Evropë, gjë që nuk është e pranueshme për BE-në. Të gjithë pajtohen se e ardhmja e Serbisë dhe e Kosovës qëndron në BE. Shqetësimi im nuk është për indiferencën; Shqetësimi im është që ky  bëhet një konflikt i ngrirë – si Qipro – që vazhdon pafundësisht.

(Kosova Sot Online)