Ambasadori francez në Beograd takon Brnabiqin, thotë se kompanitë franceze do të investojnë në Serbi

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 15:38
Ambasadori francez në Beograd takon Brnabiqin, thotë se kompanitë franceze do të investojnë në Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Cochard me të cilin ka biseduar për investimet franceze në Serbi.

Ambasadori Cochard, javën e kaluar deklaroi se nuk e mbështesin veprimin sipas tij të njëanshëm të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai madje tha se temë prioritare është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në takimin me kryeministren Brnabiq, kjo e fundit tha se qytetarët serbë kanë një lidhje të vecantë respekti me Francën, shkruan KosovoOnline.

Ajo theksoi pozicionn “parimor” të Serbisë për domosdoshmërinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe kujtoi se Serbia ishte deklaruar pa mëdyshje në Kombet e Bashkuara.

Ambasadori francez Pierre Cochard e informoi kryeministren për rezultatet e deritanishme të presidencës franceze të Bashkimit Evropian në rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare dhe theksoi vëmendjen që Franca si presidencë e BE-së i kushton Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, ai konfirmoi mbajtjen e konferencës BE-Ballkani Perëndimor në përfundim të presidencës franceze të Unionit dhe i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë që të marrë pjesë aktive në realizimin e saj.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, ambasadori Cochard theksoi se lajmet e mira dominojnë në atë fushë dhe vuri në dukje interesimin e shtuar të Agjencisë Franceze për Zhvillim për të investuar në Serbi.

Ai foli edhe për potencialet e mira të bashkëpunimit në një sërë fushash, përfshirë arsimin dhe energjinë, si dhe interesimin e kompanive të tjera franceze për të investuar në Serbi.

(Kosova Sot Online)