Nesër çadrat me vete, ndryshon moti

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 19:24
Nesër çadrat me vete, ndryshon moti

Ndryshon moti, nga e mërkura më ftohtë.

Sipas Prishtina Weather mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell pritet të kemi në pjesën e dytë të javës.

Paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal e sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.

Nga dita e premte dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare. 

(Kosova Sot Online)