Ish-ministrja: Të dorëhiqet Bordi i ZRRE-së e të kompensohen qytetarët

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 20:14
Ish-ministrja: Të dorëhiqet Bordi i ZRRE-së e të kompensohen qytetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të gjykatës së apelit për ta hedhur poshtë ankesën e ZRRE-së, për pezullimin e vendimit të shtrenjtimit të rrymës.

Pas këtij vendimi, Bajrami po kërkon kompensimin e konsumatorëve për periudhën që paguan tarifat e shtrenjta si dhe dorëheqje të menjëhershme të bordit të ZRRE-së që nxorën një vendim të tillë.

Vuçiq: Presionet për çështjen e Kosovës janë të mëdha

“Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata”, ka shkruar Bajrami ndër të tjerash.

Reagimi i plotë i Bajramit, pa ndërhyrje:

Gjykata e Apelit paska vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji

Bordi i ZRRE-së i ka dy detyra:

Të anuloj vendimin për tarifat me rritje dhe të propozoj kompenzimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa,
Të japë dorëheqje mënjeherë,

Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata.

(Kosova Sot Online)