Shkëlzen Gashi tregon arsyen pse s’po e takojnë Kurtin në SHBA
Analisti politik, Shkëlzen Gashi ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, për të cilat tha se ka dy vërejtje.
Gashi tha se së pari duhej të paralajmërohej se si do jenë takimet e Kurtit në SHBA, mirëpo sipas tij, Kurti është nisur për të pasur vizita të tilla me kongresmen e senatorë, ndërkohë thotë se ka menduar se gjatë qëndrimit të tij atje do të mund të aranzhojë ndonjë takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë i kam dy vërejtje. E para: ndoshta është dashtë me bo një paralajmërim, me na tregu se pse po shkon atje dhe me kë do të takohet. Psh, ky takoi senatorë kongresmëne e diasporë e me na tregu që qëishtu ka me qenë vizita.
Por, si duket, këta kanë planifiku kështu: ne po nisemi kështu, e nashta sa të jemi atje e bojmë ndonjë takim. Është lojë palidhje. Nuk duhet me i bo senet qysh i kanë bo politikantë paraprakt. Ndoshta ata i kanë blerë ato fotografi, ndoshta dikush dhënë diçka, dikush asociacion, dikush demarkacion, dikush gjykatë speciale”, tha Gashi.
Tutje ai tha se arsyet pse Kurti nuk po takohet me zyrtarët e lartë në SHBA është se kryeministri Kurti nuk u ka dhënë asnjë indikacionin për zgjedhjen e procesit të dialogut.
Sipas tij, nëse nuk premton diçka, atëherë zyrtarët e lartë në SHBA nuk kanë arsye ta takojnë Kurtin.
“Ky(Kurti) nuk po jep indikacionin që është t’u dasht me lshu pe në procesin e dialogut, qata edhe nuk e takojnë. Pse me të taku ty, kush je ti? Nëse nuk po na jep diçka, spo na premton diçka që ki me zgjedh problemin qysh eshte dialogu atëherë pse me taku.
E dyta: Dy javë vizitë, pse po e zgjat aq shumë, Kryeministri i vendit më të varfër e me më së shumti probleme në Evropë”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)
