Vushtrriasi sulmon me shufër metalike dy policë pas një konflikti në komunikacion

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 08:55
Vushtrriasi sulmon me shufër metalike dy policë pas një konflikti në komunikacion

Policia ka arrestuar një burrë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, meqenëse i njëjti pas një konflikti verbal në komunkacion kishte sulmuar me shufër metalike dy policë, që ishin jashtë detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova sot Online )