Transporti me trafikun urban sot e nesër pa pagesë

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 08:48
Transporti me trafikun urban sot e nesër pa pagesë

Sot dhe nesër, transporti me Trafik Urban, do të jetë pa pagesë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik  dhe    alternativ ”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )