Banorët e një fshati të Podujevës të rrezikuar nga ura, kjo është gjendja e saj

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 13:53
Banorët e një fshati të Podujevës të rrezikuar nga ura, kjo është gjendja e saj

Ura në Dobërdol të Podujevës është dëmtuar tërësisht. Sipas njoftimit në faqen e këtij fshati në Facebook, dëmtimi i urës ka ardhë si pasojë e ngasjes së automjeteve të rënda.

Në postim thuhet se fëmijët nuk kanë se si të shkojnë në shkollë, teksa luten organet kompetente të merren me rastin.

Lidhur me këtë rast media ka kontaktuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Postimi i plotë i faqes së fshatit Dobërdol:

(Kosova Sot Online)