Lekaj i AAK-së: Në emër të popullit e lus VV që ta votojë ligjin për Trustin

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 11:04
Lekaj i AAK-së: Në emër të popullit e lus VV që ta votojë ligjin për Trustin

Pal Lekaj ne emër të grupit parlamentar të AAK-së ka folur në Kuvendin e Kosovës për çështjen e Trustit ku i ka bërë thirrje deputetëve të partisë në pushtet që ta votojnë ligjin për trustin.

Sipas tij partia në pushtet duhet t`i lë anash inatet politike dhe të votojnë për Trustin meqë sipas tij çmimet e produkteve bazë janë rritur shumë.

“Muajt e fundit nga tereni me takimet me qytetarët po shohim se janë lodhur nga rritja e çmimit të secilit produkt e shërbimit në vend. Qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmën e shtetit . Ju them ta leni krenarinë anash, leni anash ndjesinë e fituesit dhe inatet politike. Kthejeni shpresën te qytetari dhe ta ndalim trendi ne ikjes së qytetarëve nga Kosova sepse çdo i dytë dëshiron ta lë Kosovën. Prandaj në emër të qytetarëve që përfaqësoj ju lutem dhe ju bëjë thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitivë këtë projektligj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)