Konventa e BE-së dënon gjuhën raciste të Vulinit, i quajti me këmbëngulje shqiptarët “shiptari”

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 15:45
Konventa e BE-së dënon gjuhën raciste të Vulinit, i quajti me këmbëngulje shqiptarët “shiptari”

Grupi i punës i Konventës Kombëtare të BE-së për Kapitullin 35 dënoi sot me një deklaratë, deklaratat publike të ministrit serb Aleksandër Vulin në të cilat ai vazhdimisht i quan shqiptarët “shiptari”, pasi siç thonë ata fyen dinjitetin e popullit shqiptar në tërësi.

Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat dhe dinjitetin si të shumicës dhe pakicave kombëtare, si dhe të promovojnë tolerancën, kulturën e dialogut dhe politikat epajtimit.

Në deklaratë po ashtu vlerësohet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve tona, e mbi të gjitha të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulinit

(Kosova Sot Online)