Murati i përgjigjet Hotit: Nuk jam agresiv, thjesht s’mund t’i pranojë të pavërtetat

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 08:09
Murati i përgjigjet Hotit: Nuk jam agresiv, thjesht s’mund t’i pranojë të pavërtetat

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti, sot iu drejtua në Kuvendin e Kosovës ministrit të Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati, duke i thënë që është bërë më agresiv për shkak të dështimeve në qeverisje.

Murati tha që nuk është agresiv, por e ka vështirë t’i pranojë të pavërtetat. Sipas tij, agresive është bërë opozita që do dështimin e shtetit për ta bërë qeverinë të duket keq.

“Nuk jam agresiv, vetëm e kam problem kur dikush thotë të pavërteta dhe dytë e dimë që është e pavërtetë. Opozita është bërë agresive dhe është e gatshme me dështu shtetin, vetëm e vetëm sa për të thënë qeveria e dështoi”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se opozita është dëshpëruar, meqë ka shpresuar në dështimin e qeverisë së VV-së me Listën Guxo. Megjithatë, sipas Muratit, qeveria Kurti ka shënuar suksese.

“Këta kanë mendu, ok, fitoi VV dhe këta kanë me marrë pushtetin, i presim një vit, s’kanë mujtë me bo kurrgjë, edhe mas ni viti dalin e themi, që këta sbjnë kurrjgë. Populli po e sheh që këta po ia huqin. Plot sende janë bërë që s’janë bërë asnjëherë për 20 vjet, me të gjitha problemet e telashet që na i kanë lënë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)