Fotografia tek shkallët, Kurti thotë se me Sullivanin u takuan në Shtëpi të Bardhë

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 12:14
Fotografia tek shkallët, Kurti thotë se me Sullivanin u takuan në Shtëpi të Bardhë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas kthimit në Kosovë dhe qëndrimit tre javor jashtë shtetit, fillimisht në SHBA e më pastaj në Zvicër. Kurti tha se Këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan e ka takuar në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se Sullivan është një person mjaft i informuar për sigurinë në rajon dhe takimi me të ka qenë i një rëndësie të veçantë.

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan që është pikërisht takim në funksion të qëllimit tim tjetër përvec investimeve në Kosovë e ajo është siguria për Kosovën. Në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalë gjenocidin në Kosovë kemi pasur katër figura të jashtëzakonshme politike në SHBA, presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Gjeneralin Clark dhe zëdhënësin James Rubin por prapa tyre ka qenë Këshilltari për Siguri Kombëtare Sandy Berger e tash në vend të tij e kemi këshilltarin Jake Sullivan i cili është një person shumë i informuar dhe i mprehtë dhe takimi me të ishte i një rëndësi tejet të veçantë ”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)