LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 17:41
LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se ai sot në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Këtë njoftim Gashi e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente dhe diskriminuese ndaj konsumatorëve.

Po ashtu, ai ka shtuar se, sipas tij, papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik. Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)