Haziri pas vdekjes së Bujar Nishanit: Lavdi përjetë President i shqiptarëve

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 15:24
Haziri pas vdekjes së Bujar Nishanit: Lavdi përjetë President i shqiptarëve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Haziri ka shkruar se Gjilani do ta kujtojë me pietet Nishanin i cili ishte edhe qytetar nderi i kësaj komune.

“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vdekur. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/568879707938693

(Kosova Sot Online)