Si në filma/ Nga vetura tentojnë të vrasin prishtinasin me kallash – AK-47

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 09:53
Si në filma/ Nga vetura tentojnë të vrasin prishtinasin me kallash – AK-47

Të dielën në Prishtinë disa persona kanë tentuar të vrasin një burrë. Sipas policisë ta dyshuarit kanë gjuajtur nga vetura me armë të llojit AK-47.

Rasti ka ndodhur në orën 2:45 të mëngjesit, derisa viktima është dërguar në QKUK për trajtim ku më pas edhe është liruar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Fotografia në lajm është foto ilustruese

(Kosova Sot Online)