Krimet e kryera në Gjakovë, nesër 16 kallëzime penale

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 13:34
Krimet e kryera në Gjakovë, nesër 16 kallëzime penale

Krimet e kryera në Gjakovë, nesër dorëzohen paditë e fundit për krimin serb në këtë komunë.

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova `98’99 nesër do të dorëzojë 16 kallëzime penale për krimet e kryera në Komunën e Gjakovës.

Kallëzimet do të dorëzohen në Policinë e Kosovës, në sektorin e krimeve të luftës. Paditë përfshijnë vrasjet, plagosjet, torturat, dhunimet, pengjet e luftës dhe dëmet materiale.

Me paditë që do të dorëzohen nesër, do të mbyllen kallëzimet penale në Komunën e Gjakovës.

(Kosova Sot Online)