E rëndë/ shpërthen një bombël gazi në një kopsht, 5 fëmijë të djegur

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 13:51
E rëndë/ shpërthen një bombël gazi në një kopsht, 5 fëmijë të djegur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në Bergamo, Itali.

Një bombël gazi gazi ka shpërthyer teksa , fëmijët po ngrohnin marshmallows, ushqimet e ëmbla që piqen në zjarr për t'i bërë ato të karamelizuara.

Pesë fëmijë janë djegur, ndërsa një vajzë katër vjeçare është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë me helikopter në një spital në Milano.

Edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë.

Ndërsa tre fëmijë të tjerë janë  transferuar në spitalin e Bergamos.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë shpëtimi.

(Kosova Sot Online)