Arrestohet burri i cili goditi me shkelma gruan e moshuar

  • A.P /
  • 01 June 2022 - 16:44
Arrestohet burri i cili goditi me shkelma gruan e moshuar

Një burrë është arrestuar në Turqi, pasi e ka goditur me shkelma në fytyrë një grua të moshuar e cila është refugjate nga Siria.

Kjo ngjarje vjen në një kohë ku brenda shtetit turk janë rritur ndjenjat kundër emigrantëve sirianë.

Turqia ka strehuar miliona refugjatë sirianë që nga fillimi i luftës civile në Siri, në vitin 2011.

Një video që ka bërë bujë në Turqi dhe Siri gjatë ditëve të fundit, tregon gruan e quajtur Leyla Muhammed, të sulmuar ndërsa ishte ulur në një stol, raporton Al Jazeera

Ndërsa, sulmuesi i saj, Sakir Cakir është kapur pas sulmit.

Pushteti i drejtuar nga presidenti, Recep Taip Erdogan, është mbështetës i emigracionit nga Siria.

Por pas 11 viteve situatë të tensionuar në Siri, brenda Turqisë janë shfaqur pakënaqësi të cilat tash po shihen qartazi. 

(Kosova Sot Online)