Ambasadori i ShBA’së takohet sot me Komisonin për Punë të Jashtme

  • E. /
  • 02 June 2022 - 09:11
Ambasadori i ShBA’së takohet sot me Komisonin për Punë të Jashtme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të marrë sot pjesë në mbledhjen e Komisionit Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Rendi i ditës: Takimi i Komisionit me Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier”, thuhet në njoftim.

Ky komision do të mblidhet në orën 10:30.

(Kosova Sot Online)