Kuvendi i Shqipërisë nuk guxon të dështon për interesin kombëtar, ta nxjerrë pa vonesë rezolutën mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë!

Kuvendi i Shqipërisë  nuk guxon të dështon për interesin kombëtar, ta nxjerrë pa vonesë rezolutën mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë!
Kuvendi i Shqipërisë  nuk guxon të dështon për interesin kombëtar, ta nxjerrë pa vonesë rezolutën mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 02 June 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Rezoluta e tillë duhet ta bashkojë pozitën dhe opozitën në Tiranë. Konfliktet edhe në këtë anë janë shumë të dëmshme. Jo, për të konstatuar se ky apo ai politikanë, subjekt politike apo deputet është armik a vegël e shtetit serb. Bashkimi në këtë temë tregon unitetin e kombit dhe pikëmbështetjen e përbashkët të të ardhmes së shqiptarëve.

-Si shtet i gjithë shqiptareve, Shqipëria ishte gjatë kohës në anën e lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Shumë herë e ka dënuar dhunën dhe terrorin, aktet gjenocidiane në Kosovë. Edhe tash pritet të veproi në formën e njëjtë. Shpejtë pritet të diskutohet nga kuvendarët e shtetit shqiptar çështja e gjenocidit serb në Kosovë. Vetë Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, nxori Rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë dhe e krijoi Tribunalin për gjenocid. Besoj se kështu do të veproje edhe Shqipëria.

Nuk ka arsye që Shqipëria që mos ta dënon gjenocidin serb dhe krimet e Serbisë në Kosovë. Shembulli i veprim të Kuvendit të Kosovës është dhe duhet të jetë bazë e veprimit të Kuvendit të Shqipërisë. Vota kundër Rezolutës në Tiranë nuk mund të kuptohet. Është humbje e madhe për shqiptaret mos nxjerrja eventuale e Rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë. Asnjë fakt nuk duhet ta ndalon Kuvendin nga kjo nxjerrje e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Dihet se konfliktet në Kuvend të Shqipërisë janë të ashpra. Lufta politike ndërmjet pozitës dhe opozitës është e ashpër. Inatet janë thelluar dhe kanë marrë dimensione të gjëra. Mirëpo, kjo nuk duhet ta ndaloi Kuvendin në nxjerrjen e Rezolutës. Përkundrazi! Rezoluta e tillë duhet ta bashkojë pozitën dhe opozitën në Tiranë. Konfliktet edhe në këtë anë janë shumë të dëmshme. Jo, për të konstatuar se ky apo ai politikanë, subjekt politike apo deputet është armik a vegël e shtetit serb.

Bashkimi në këtë temë tregon unitetin e kombit dhe pikëmbështetjen e përbashkët të të ardhmes së shqiptarëve. Ikja nga dënimi i gjenocidit serb në Kosovë nuk guxon të ndodhi në Kuvend. Ashtu tregohet një konflikt i ashpër dhe ndarje nga Kosova. Kjo nuk ndikon me unitet politik dhe kombëtar, por në ndarjen e kombit dhe në grimcimin politik të çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".