Detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prizren

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 09:38
Detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se kanë therë me thikë një të ri.

I riu është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Rr. Ali Hadri, Prizren 01.06.2022 – 16:34. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë therur me thikë viktimën mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)