Me zërin që i dridhet dhe i përlotur, djali i jep lamtumirën Bujar Nishanit: Zotit i shtohet një ëngjëll

  • E.K /
  • 02 June 2022 - 14:03
Me zërin që i dridhet dhe i përlotur, djali i jep lamtumirën Bujar Nishanit: Zotit i shtohet një ëngjëll

Me zërin që i dridhej dhe lotët e natyrshëm, në një ditë të tillë për familjen e tij, djali i Bujar Nishanit ka mbajtur fjalën në ceremoninë mortore që po zhvillohet për ish-presidentin në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ersi Nishani teksa falenderoi të gjithë të pranishmit që kanë shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së tij, tha se babai kishte 3 gjëra që nuk i negocionte, familjen, atdheun dhe Zotin.

Djali i Bujar Nishanit: Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falenderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një ëngjëll.

Në fjalën e tij teksa Nishani po përcillet për në banesën e tij, u shfaq i përlotur edhe Sali Berisha, i cili prej pikëllimit nuk mundi që të çonte dot deri në fund fjalimin e tij.

Berisha tha se Nishani ishte një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, mungesa e të cilit do të ndjehet jo vetëm te familja dhe të afërmit e tij.

Në nderim të Nishanit, paraditen e sotme u kryen dy orë homazhe në presidencë, ndërkohë që pjesë e ngushëllimeve u bënë krerët më të lartë të shtetit.

Qeveria e shpalli të sotmen një ditë zie Kombëtare, në nderim të ish-presidentit Nishani, i cili po ashtu ka mbajtur edhe poste të larta në qeveri, si ministër i drejtësisë dhe rendit.

(Kosova Sot Online)