Prokurori i Krujës kalon vettingun, nuk mban emocionet në sallën e KPK, puth partneren

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 08:47
Prokurori i Krujës kalon vettingun, nuk mban emocionet në sallën e KPK, puth partneren

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku.

Kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine sqaroi se vendimi i konfirmimit të Bonjakut është marrë me shumicë votash.

Pas dhënies së vendimit, duket se prokurori i Krujës nuk i mbajti dot emcionet dhe “festoi” duke puthur dhe përqafuar partneren e tij, duke injoruar prezencën e kamerave.

Florian Bonjaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.

(Kosova Sot Online)