Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!

Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!
Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon!

Faik Krasniqi

  • 03 June 2022 - 07:32

Shkruan:ANALISTI – Faik Krasniqi

Nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të ndodhte me ne sikur ne të bënim një gjë të tillë. Për Serbinë nuk bëjnë asgjë. Për çfarë të bisedojmë me Serbinë kur ajo na kërcënon? Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon.

-Nuk është për tu habitur aspak nga deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiq kur ai e thotë edhe gjatë betimit në parlament se të gjitha fuqitë e tij do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën. Kjo deklarate e Vuçiqit dhe Serbisë nuk është diçka e re. Ata gjithmonë kanë bërë kërcënime dhe provokime të tilla. Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk ua ka tërhequr seriozisht vërejtjen për kërcënimet e tilla ndaj Kosovës.

Madje neve na kanë akuzuar vazhdimisht për çdo gjë. Ku është Bashkësia Ndërkombëtare që nuk ndërmerr asgjë por si gjithmonë heshtin. Serbia edhe në luftën në mes Rusisë dhe Ukrainës nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, edhe pse perëndimi ja kërkoi shumë herë. Nuk mund ta imagjinojë se çfarë do të ndodhte me ne sikur ne të bënim një gjë të tillë. Për Serbinë nuk bëjnë asgjë. Për çfarë të bisedojmë me Serbinë kur ajo na kërcënon? Nuk ka bisedime me Serbinë deri sa ajo na kërcënon. Pikë!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".