Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision pa praninë e mediave

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 10:45
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision pa praninë e mediave

Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi është duke u bërë pa praninë e medieve, ndërkaq u tha se nëse ka pyetje pas përfundimit të raportimit, ata do të prononcohen për media nëse ka interesim.

Fillimisht u miratua procesdverbali i mbledhjes së kaluar të Komisionit, ndërkaq pastaj filloi raportimi i Ramadanit.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se nëse do të ketë ndonjë pyetje ose diçka sqarime shtesë ata do të flasin për media pas raportimit. 

(Kosova Sot Online)