E grushtoi bashkëshorten për higjienën e shtëpisë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për rahovecasin

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 09:48
E grushtoi bashkëshorten për higjienën e shtëpisë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për rahovecasin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I njëjti më 31 maj 2022 ka grushtuar bashkëshorten e tij pas mosmarrëveshjeve për higjienën e shtëpisë.

“Prokuroria njofton se,  më 31 maj 2022,  në Komunën e  Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B. Pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me te dëmtuarën, dhe  pas një fjalosje që kishin pasur të njëjtën ditë rreth higjienës së shtëpisë, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në  krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022.

(Kosova Sot Online)