Lexoni edhe:
Nova.rs: Telekomi i Serbisë e njeh Kosovën si shtet
Presidentja e Republikës së Kosovës dje ka pritur në takime të ndara në Presidencë, shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Lidhur me këto takime janë lëshuar njoftime në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës. Për takimin me shefin e EULEX-it në njoftimin e presidencës thuhet se është bisduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Tema të prekura në takimin Osmani-Wigermark janë implementimi i Konventës së Stambollit dhe procesi i Vetingut në Kosovë. “Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të cilën EULEX-i ia ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, konkretisht në punën e misionit në ofrimin e asistencës për institucionet vendore për implementimin e Konventës së Stambollit.Me z. Wigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për sundimin e ligjit, duke vlerësuar rëndësinë e vetingut në sistemin e drejtësisë me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore si i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Nova.rs: Telekomi i Serbisë e njeh Kosovën si shtetLexoni edhe:
Derisa për takimin me ambasadorin amerikan Hovenier nga presidenca kanë thënë se ka qenë në kuadër të takimeve të rregullta, derisa presidentja Osmani gjatë bisedës ka ngritur edhe temën e dialogut strategjik në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
“Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Për dialogun strategjik për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëndruar për vizitë shefi i diplomacisë se Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka takuar kreun e Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken. Derisa ka pasur reagime në Kosovë, lidhur me vizitën e Bujar Osmanit dhe asaj që kishte realizuar kryeministri Kurit. Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Qeveria Kurti po e neglizhon marrëveshjen e Washingtonit, marrëveshje e cila është e natyrës strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve
(Kosova Sot Online )