Kurti takon Lajçakun në Sllovaki, Emisari ia tregon Bratisllavën nga lartë

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:26
Kurti takon Lajçakun në Sllovaki, Emisari ia tregon Bratisllavën nga lartë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajcak në Bratisllavë në kuadër të forumit GLOBSEC.

Kurti ka publikuar një fotografi me emisarin sllovak, ku ky i fundit ia tregon kryeqytetin sllovak nga lartë.

“Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajcak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në shtetin e Lajçakut në Sllovaki ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë e përqëndruar në njohje reciproke”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)