Haradinaj – Konjufcës: Shko bre në hamom

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 12:54
Haradinaj – Konjufcës: Shko bre në hamom

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i tha “shko në hamom” kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky i fundit nuk u pajtua me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri.

“Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës”, tha ndër tjerash Haradinaj, duke folur kundër projektligjit që do ta rrisë pagën minimale, e nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.

“Duhet me ju ardhë marre çka jeni duke bë”, tha Haradinaj.

“Doni me bë lojë, hajdeni deri ku po shkojmë”, tha ai ndër tjerash.

Konjufca, nisi t’i flasë Haradinajt pasi ai u ul në vendin e tij.

“Z. Haradinaj ky është Kuvend dhe vetë ke qenë kryeministër…”, tha Konjufca.

Haradinaj e ndërpreu nga vendi.

“Mos i le veteranët te dera”, i tha kreu i AAK-së.

(Kosova Sot Online)