Lexoni edhe:
Isa Mustafa duhet të na tregon, pse po e pengon qeveria me aksionet kundër krimit të organizuar në Veri të Kosovës!
Shkruan:ANALISTI – Naim Miftari
Akuzat ndaj Qeveris Kurti, nëse janë akuza me vend duhet përkrahur. Drejtësia duhet të veproj pa dallim ndaj secilit që abuzon me ligjin dhe kundër interesit publik. Por kur e sheh sot se kush i bënë ato akuza, këta vartësit e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, apo si Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, kinse në të mirën e popullit, kjo tregon qartë se Qeveria Kurti ka arrit me ndal shumë korrupsionin.
-Kur i shohim e dëgjojmë të gjitha ulërimat e ish pushtetarëve dhe të kukullave te tyre, si kinse sindikata e arsimit e mjekësisë, dhe mbrojtës kinse të interesit të ish luftëtarëve si OVL- ja, që në fakt është lodër politike e PDK-së dhe AAK-së, atëherë del se të gjithë këta 100% i mbrojnë interesat e këtyre dy partive, shpesh duke dalë edhe kundër vetvetes sidomos me çështjen e veteranëve të rrejshëm dhe Gjykatës Speciale që nuk ka fare të bëj me Qeverinë Kurti.! Sa i përketë akuzës së Isa Mustafës, komunistit që i shërbeu me zell Jugosllavisë së Titos dhe një kohë edhe Serbisë së Millosheviqit, se kinse Serbët në veri po u dashka me i lutë me mbajt rregull, që ata me i respektua ligjin dhe shtetin e Kosovës, kjo lutje tregon vetëm PANSLLAVIZMIN e komunistëve klasik që jetojnë në Kosovë por mendjen e kanë në Beograd, në Jajce e në Kumrovc, dhe tregon se apetitet e Beogradit në veri i kanë rrit pikërisht servilët si Thaçi e Mustafa me klanet e tyre politike që për të mbetur apo për tu kthyer në pushtet janë në gjendje edhe gjysmën e Kosovës me ja dhënë Serbisë veç me qenë vetë në fotele.
E mendojnë këtë sepse shumë po ju mungojnë milionat e tenderët nga qeveria ,nga rrugët,nga grantet bujqësore dhe nga firmat shoqërore që jua vidhnin nga qindra miliona vit për vit. Prandaj duhet kuptuar ato pllatjet e përditshme që vijnë sot, si ato të Kamishit të PDK-së, po ashtu të Ramushit e Ramushave të të AAK dhe Isa Mustafavë të LDK-së, sikurse ato të e Limajve dhe Pacollave, nga NISMA e AKR. Shteti i Kosovës në veriun e Kosovës duhet ta imponon me të gjitha mjetet vetëm sundimin e ligjit, të funksionimit të plotë të doganës që është institucion i Republikës së Kosovës dhe asgjë më shumë. Të mos harrojmë se pakica Serbe sot ka më shumë të drejta në Kosovë që për modele të tilla nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë .
Si pakicë pra janë super pakicë me super të drejta kurse këta ish pushtetarët mafioza politik nga uria për pushtet janë në gjendje Veriun e Kosovës ta avancojnë dhe të bëjnë edhe Republikë Serbe vetëm që këta të mbeten vetë në pushtet . Janë aq të lig sa që nuk jua vlen as më marr me pëllitjen e ish pushtetarëve të shantazhuar e të korruptuar. Nga kjo kastë e inkriminuar vetëm Vettingu i organeve ligj zbatuese në drejtësi e shpëton Kosovën. Vetëm sundimi i ligjit e bënë të qëndrueshme edhe strategjinë zhvillimore të qeverisë me Sundim të plotë të ligjit shpëtohet Kosova nga zhvatësit e dekadave të kaluara dhe vendoset rregulli e perspektiva për zhvillim. Pra shpresa e vetme është funksionalizimi i një drejtësie të pa anshme.
Koha nuk pret më, hajnat në burg kanë premtuar dhe duhet realizuar!Lexoni edhe:
Vetëm duke instaluar në sistem të drejtë të zbatimit të ligjit, do të arrihet kulmi I luftimit të krimit e korrupsionit, ndëshkimi i ish pushtetarëve që kanë vjedhur miliona e miliona, e që nga kjo drejtësi e lidhur me krimin kinse po dënohen me nga 6 muaj burg, e që në fakt ata shumica dënohen me kusht, kurse një qytetar i ngratë e i varfër që ka vjedhur një pulë e disa pata, apo dru për ngrohje në pyll, dënohen nga 6 vite burg nga “drejtësia" e Kosovës. E ku ka këtu drejtësi?!. Pra me këtë sistem të instaluar e të lidhur me krimin e organizuar ligji vepron vetëm kur i akuzuari është një qytetar i paskrah dhe i varfër, por jo kur i akuzuari është vartës i ish pushtetarëve të korruptuar që kanë bashkëjetuar me krimin e organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".