Pasi iu anulua vizita në Beograd, Lavrov thotë se askush “s’mund ta prishë” Rusinë me Serbinë

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 14:02
Pasi iu anulua vizita në Beograd, Lavrov thotë se askush “s’mund ta prishë” Rusinë me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergeoi Lavrov, ka thënë gjatë një adresimi për media, të hënën se “askush nuk mund të i prishë marrëdhëniet që Rusia i ka me Serbinë”.

Këto komente, Lavrov i bëri pasi Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Mali i Zi ia kanë ndaluar vizitën për në Beograd e planifikuar për të martën.

“Gjëja kryesore se është askush nuk do të mund të shkatërrojë lidhjet tona me Serbinë”, ka thënë Lavrov, ka raportuar novosti.

Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE), dëshiron që të gjitha vendet kandidate për integrim të jenë “rusofobe”.

Ndaj anulimit të vizitës së Lavrovit në Beograd ka reaguar edhe Aleksandër Vulin, ministër i brendshëm në Serbi.

“Një botë në të cilën diplomatët nuk mund të arrijnë paqe, është botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që parandaluan arritjen e Sergei Lavrovit nuk duan paqe, ata ëndërrojnë të mposhtin Rusinë”, ka thënë Vulin të hënën.

Pas anulimit të kësaj vizite, Lavrov ka shtuar se do ta ftojnë në Moskë ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selaković. 

(Kosova Sot Online)