E dhimbshme: Ky është i riu nga Podujeva që vdiq nga goditja e lisit
Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.
30 vjeçari i cili vdiq sot në Prishtinë pasi e zuri lisi është Erdin Haxhiu – Blakçori, nga Podujeva.

(Kosova Sot Online)
