Sadiku: Pas sulmeve ndaj tij, Liburn Aliu po del më i fuqishëm

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 20:59
Sadiku: Pas sulmeve ndaj tij, Liburn Aliu po del më i fuqishëm

Ermal Sadiku ka thënë  se ministri Liburn Aliu po del më i frotë pas publikimit të një skandali ku përmendet ministria e tij.

Sadiku thotë se ka pasur shumë dyshime për Aliun dhe punën e tij, por ai shton se tani ai ka një përkrahje më të madhe.

“Ishte ndoshta targeti i qeverisë. Së bashku me ministren Gërvalla. Edhe pse ajo ishte më shumë për lapsuzet e saj në rrjete sociale dhe gabime tjera amatoreske”, tha ai.

“Disa njerëz filluan ta shohin si shenjë. Filluan disa shkrime dhe incizime dhe në fund pas kësaj po del ma i fuqishëm se sa që ishte. Çkado që u fol nuk ishte bash e vërtetë”, shtoi ai.

Tutje ai shton se publikimi i skandalit i bëri nder.

“U kthye boomerang. Mendoj se ia bënë një nder me ato postime”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)