Mirëqenia sociale, Murati sot do të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 08:29
Mirëqenia sociale, Murati sot do të raportojë para Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot do të raportojë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ai aty do të raportojë lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pos Komisionit për Shëndetësi do të mblidhen edhe gjashtë komisione të tjera:

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021. I ftuar, Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021 dhe të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, diskuton lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022. 

(Kosova Sot Online)