Lexoni edhe:
E pabesueshme kur sekserët e nëntokës kriminale të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të Isa Mustafës e Ramush Haradinajt akuzojnë për korrupsion!
Shkruan:ANALISTI –Arsim Aziri
Loja që është duke u luajtur tani nga PDK, me ligjin për importimin e veturave, daton që nga viti 2015, dhe ky propozim për ndryshim është e porositur mbase edhe për interes biznesi. Në bazë të një udhëzimi administrativ të Qeverisë së Kosovës, të nxjerrë në vitin 2015, ishin hequr kufizimet për importimin e veturave të vjetra , por me një lloj kërkese që ato të testoheshin dhe verifikoheshin nëse i përmbushnin kërkesat mjedisore për emetim të gazrave, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh abuzimin masiv me qëllim të përfitimit material nga importuesit e veturave dhe tregtarët e ndryshëm, në vitin 2017 përsëri është ndryshuar ky ligj kështu që nga fillimi i vitit 2018, importi i veturave kufizohet duke u kushtëzuar në vjetërsinë e tyre që nuk mundë të kalon përtej 10 vjetësh.
-Se opozitës së zhveshur me votë qytetare nga pushteti, nuk po i intereson më tutje shteti por interesi material përmes pasurimit kriminal, e zbulon së fundi edhe propozimi i ish partisë në pushtet PDK, që të futet në procedurë parlamentare, të plotësohet dhe ndryshohet ligji për importin e veturave, me të cilat ndryshime do të liberalizohet importi duke lejuar futjen në tregun e Kosovës të atyre automjeteve që janë edhe më të vjetra se 10 vite, dhe pothuajse kanë dalë nga përdorimi në vendet e zhvilluara të Evropës për shkak të mos përshtatjes me standardet ambientaliste.
Duke e humbur tërësisht orientimin programor e politik, opozita e dhënë pas pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm në mandatet e kaluara të qeverisjes, është duke luajtur lojën destruktive, duke dhënë si alternativë për agjendën legjislative edhe nisma të atilla që i bëjnë dëm shtetit dhe janë tepër dëmshme , nga të cilat nuk përfiton shteti as qytetari, por grupe të caktuara të interesit. Në këtë rrafsh është jo krejt serioze, madje tepër e dëmshme për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës edhe nisma e re e opozitës për të ndërhyrë përsëri në Ligjin për automjetet, duke e ndryshuar atë dhe kthyer përsëri në fuqi mundësin e importimit të veturave në Kosovë , nga vendet e BE-së, vetura që janë më të vjetra se 10 vite.
Këtë propozim e kemi parë në media të dhënë së fundi nga një deputet i grupit parlamentarë të PDK-s Mërgim, sipas të cilit ky subjekt politik shumë shpejtë, para pushimeve të verës, do të iniciojë nismë ligjore për plotësim ndryshimin e ligjit për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet, një mundësi që ishte ndaluar në mandatin e kaluar pikërisht kur ishte në pushtet edhe PDK-ja në koalicion me LDK-në. Për ata që e përcjellin me rregull dhe vëmendje punën e Qeverisë dhe të Kuvendit, do të ju kujtohet se plotësimi dhe ndryshimi i ligjit, me të cilin është ndaluar importimi i veturave më të vjetra se 10 vite, ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2017, kurse zbatimi i tij ka filluar nga 1 janari i vitit 2018.
Pra kanë kaluar plotë 5 vite nga plotësim ndryshimi i këtij ligji dhe fillimi i zbatimit të tij me ndalesën e cila tani kërkohet të rishikohet dhe të eliminohet. Importit të veturave të vjetra në Kosovë, nga ana e ekspertëve të ambientit është konsideruar vazhdimisht si një prej shkaktarëve të ndotjes së ambientit, prandaj ka qenë edhe kërkesë e BE-së që ky import të ndalohet me Ligj dhe lëvizja e veturave, importi i tyre, të përshtate sa më afër me standardet e BE-së. Loja që është duke u luajtur tani nga PDK, me ligjin për importimin e veturave, daton që nga viti 2015, dhe ky propozim për ndryshim është e porositur mbase edhe për interes biznesi. Në bazë të një udhëzimi administrativ të Qeverisë së Kosovës, të nxjerrë në vitin 2015, ishin hequr kufizimet për importimin e veturave të vjetra , por me një lloj kërkese që ato të testoheshin dhe verifikoheshin nëse i përmbushnin kërkesat mjedisore për emetim të gazrave, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Duke pasur parasysh abuzimin masiv me qëllim të përfitimit material nga importuesit e veturave dhe tregtarët e ndryshëm, në vitin 2017 përsëri është ndryshuar ky ligj kështu që nga fillimi i vitit 2018, importi i veturave kufizohet duke u kushtëzuar në vjetërsinë e tyre që nuk mundë të kalon përtej 10 vjetësh. Po ashtu, sipas ligjit në fuqi, ato vetura që importohen duhet të plotësojnë standardin e njohur si ‘euro katër’.
Kjo iniciativë kontrabanduese e PDK-së si nismë ligjore për ndryshimin e ligjit në fjalë, po kontrabandohet dhe arsyetohet kinse për lehtësim të qytetarëve për të importuar vetura me kushte më ekonomike, por që nuk ka asnjë dilemë se qëllimi është i përfitimit të grupeve të interesit dhe individëve si mafio- oligarkë në prapaskenën opozitare politike. Nëse kjo nismë opozitare kalon pa vëmendje dhe kujdes të deputetëve të Kuvendit, dhe pa një kujdestari profesionale të Zyrës së BE-së në Kosovë, nga aspekti i standardeve të ambientit, pasojat do të ishin katasrofike.
Në rend të parë, në aspektin ambiental, do të jetë një ‘grusht’ për proceset ekologjike, në rend të dytë nuk i bëhet nder Kosovës me një ligj të tillë që Kosova të shndërrohet një deponi e mbeturinave metalike nga Evropa, dhe ajo çka është më interesante kemi një mungesë të sundimit të rendit dhe ligjit, ku sot ka mundësi të blihet patentë shoferi kudo dhe me ketë pasiguri në kualitet të arsimit dhe me këtë pasiguri të importimit të veturave të vjetra, kur aksidentet me fatalitet po shtohen dita ditës pasojat do të jenë në alarmante për shkatërrimin dhe rrezikimin e jetës e sigurisë së popullit edhe ashtu të shkatërruar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".