Kaq shqiptarë ishin të burgosur politikë në Jugosllavinë e vitit 1989

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 10:22
Kaq shqiptarë ishin të burgosur politikë në Jugosllavinë e vitit 1989

245 shqiptarë kanë qenë të burgosur politikë në Jugosllavinë e vitit 1989 prej 277 sa ishin në tërësi.

Këto të dhëna i ka treguar të martën profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se 19 të burgosur politikë ishin kroatë, 7 serbë, 2 nga Maqedonia, dhe nga një boshnjak, bullgar, hungarez dhe rus.

“Pra shqiptarët që përbënin 10% të popullsisë të ish-Jugosllavisë, përbënin 90% e të burgosurve politikë”, ka thënë Spahiu.

(Kosova Sot Online)