Rizvanolli vjen me një lajm të keq: Kur të nisim të blejmë rrymë mund të kthehen reduktimet

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 14:33
Rizvanolli vjen me një lajm të keq: Kur të nisim të blejmë rrymë mund të kthehen reduktimet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk i ka përjashtuar reduktimet e rrymës.

Kështu u shpreh ajo në një konferencë për media, ku sqaron se reduktimet mund të vijnë si shkak i vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vërtetoi aktvendimin e Themelores për pezullimin e zbatimit të vendimit për tarifat e shtrenjta të energjisë, të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë reduktime për të bërë investime në pajisje të rrjetit apo diçka e tillë. Por nuk di që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike aktualisht. Mirëpo duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë deri te jostabiliteti i sistemit dhe deri te reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Kjo është diçka që e kanë ngritur si shqetësim operatorët e tregut duke përfshirë edhe operatorin e sitemit të tregut KOST-in që në ditën e parë kur është marrë ky vendim”, tha ministrja Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)