'Big Brother' në Fushë Kosovë, vendosen mbi 300 kamera

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 15:33
'Big Brother' në Fushë Kosovë, vendosen mbi 300 kamera

Qyteti i Fushë Kosovës shumë shpejt do të shndërrohet në “Big Brother”, pasi kryetari kësaj komune, Burim Berisha ka nis procedurat për vendosjen e mbi 300 kamerave në qytetet dhe institucione publike.

Qytetarët e Fushë Kosovës shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat që do të vendosën gjithandej nëpër qytet.

Vendimin për vendosjen e këtyre kamerave tashmë e ka marr komuna e drejtuar nga Burim Berisha, duke shpallur tender për këtë çështje.

Në njoftimin që është bërë publik thuhet në Fushë Kosovë do të vendosen mbi 300 kamera të ndryshme.

Kamera parashihet të ketë në qytet, në institucionet parashkollore, shkollat fillore, të mesme dhe në institucionet publike të komunës

Blerja e këtyre kamerave do t’i kushtoj komunës së Fushë Kosovës 90 mijë euro, derisa në tender thuhet se kamerat vendosen për çështje të sigurisë.

“Vendosja e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë. Vendosja e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë nëpër vendbanimet dhe shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës: 90 000,00”, thuhet në njoftim.

Është treguar se kamerat duhet të jenë me disa specifika dhe se duhet të kenë kualitet të lartë.

Po ashtu kamerat nuk do të kenë figurën bardh e zi, por duhet të jenë kolor.

 

“Kamera duhet të ketë mundësinë të vëzhgoj minimum deri në 40 metra. Kamera duhet të ketë Smart Light. Kamera duhet te këtë MiC Audio te integruar. Kamera duhet të jetë me standarde të larta dhe të funksionoi në mjedise ekstreme të temperaturës, të vlerësuarat për përdorim në temperatura nga -40 ° C në +60 °, lagështia 95% . I nënshtruar testeve rigoroze të pluhurit dhe ujit dhe certifikuar me IP67”.

(Kosova Sot Online)