
Moti i ligë, familja Sejdiu në terr e me dëme në bujqësi

Reshjet atmosferike gjatë së hënës u kanë shkaktuar shumë telashe familjeve në komunën e Podujevës. Nadire Sejdiu, nga Siboci i Epërm që ka shtëpinë krahë kësaj rruge, sa herë që bie shi shqetësohet.
Kjo pasi situata rëndohet e kjo vijë kalimi bëhen e pakapërcyeshme gjë që e ua vështirëson jetën edhe më shumë.
Për këtë gjendje Sejdiu po akuzon Komunën e Podujevës, që sipas saj kanë ndërprerë punimet.
Mirëpo këto nuk janë telashet e vetme me të cilat përballën këta banorë.
Përveç dëmeve në infrastrukturë, nga reshjet e shiut, kësaj familjeje iu dëmtuan edhe kulturat bujqësore.
E pemët të cilat ishin në proces të krijimit të fryteve, nga breshëri pësuan dëmtime të mëdha.
Mirëpo, për telashet që kanë familja Sejdiu, nga komuna e Podujevës thonë që shumë shpejt do të ketë zgjidhje.
Kështu deklarua drejtori i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Leutrim Krasniqi.
Kjo nuk ishte familja e vetme e cila u përballë me probleme në këtë fshat, si pasojë e shiut dhe breshërit.
(Kosova Sot Online)